Fier/ Investimet në rrugët rurale, prioritet

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Shtrirja e investimeve në infrastrukturë në çdo njësi administrative ishte një prej premtimeve të kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi, për mandatin e dytë në krye të kësaj bashkie.

Bashkia e Fierit nuk ka ndalur në asnjë moment punën për garantimin e një infrastrukture me standarde në të gjitha fshatrat.

Një prej rrugëve më të rëndësishme të fshatit Daullas, njësia administrative Qendër është tashmë drejt përfundimit, duke siguruar infrastrukturë më të mirë dhe cilësi më të mirë jetese për banorët e kësaj zone.

Investimet në rrugët rurale mbeten një prioritet i bashkisë së Fierit, e cila ka shtrirë investimet e saj në të gjitha njësitë administrative.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.