Vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi

TIRANË, 3 Korrik /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për vendimin e Komisionit Europian i cili refuzoi kërkesën e Holandës për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

“Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter”, u shpreh Kryeministri Rama.

Më herët ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka theksuar se, “pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së kërkesës së Holandës dhe bazuar në të dhënat përkatëse të informacionit në dispozicion, Komisioni i BE-së ka vendosur që në situatën aktuale nuk janë plotësuar rrethanat për të vënë në lëvizje mekanizmin e pezullimit të vizave”.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.