Tiranë- 510 000 euro dëm kompanisë, kapet i shpalluri në kërkim

TIRANË, 3 korrik/ATSH/-Në vijim të operacionit “ÇENTRALISTI”,  Policia e Tiranës ka ndaluar një nga shtetasit e shpallur në kërkim,  për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”

Seksioni i Krimit Ekonomik Financiar pranë DVP në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaluan shtetasin në kërkim, F. P., 29 vjeç banues në Berat.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur urdhrin e ndalimit për të më 19.02.2018 për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Shtetasi i sipërpërmendur, në bashkëpunim me nëntë shtetas të tjerë, të ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm, duke kryer aktivitetin e kundra ligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonie celulari (jashtë shtetit Itali),së bashku shtetasit kanë përdorur aplikacione dhe platforma të kundra ligjshme realizuar në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet përkatëse të punës që kanë kryer pranë një kompanie Call-Center në Tiranë, dhe duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar kësaj kompanie, prej 510 000 euro.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme

Operacion policor i koduar “Çentralisti” u finalizuar në 27 shkurt 2019, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga operacioni u arrestuan 9 shtetas për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë dhe 5 shtetas, ndërsa 6 të tjerë shpallen në kërkim. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.