Spiropali: Baba Xhikes nuk i iket pa e vrarë Reformën në Drejtësi

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ “Baba Xhikja na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme”, deklaroi sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali.

Spiropali tha se Presidentit, Reforma në Drejtësi i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë.

“Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshtar, agresor ndërkombëtar”, tha ajo./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.