RUMANI – Bukureshit bën përforcimin më të madh në forcat detare prej 30 vitesh

BUKURESHT, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Kompania franceze “Naval Group” fitoi sot tenderin në Rumani për një shumë prej 1,2 miliardë eurosh që përkon me ndërtimin e katër luftanijeve të vogla të tipit korvet “Gowind”, që konsiderohet si një sukses në eksport për industrinë franceze.

Për vendin bregdetar me dalje në Detin e Zi dhe anëtar të NATO-s, bëhet fjalë për programin e parë të një madhësie të tillë prej 30 vitesh që prek forcat detare, sipas ministrit rumun të Mbrojtjes, Gabriel Les.

Homologia e tij franceze, Florence Parly nga ana e saj përshëndeti në një komunikatë një vendim që hyn plotësisht në përpjekjet për të ndërtuar një Europë të Mbrojtjes të fortë dhe ambicioze. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.