JAPONI – 1,1 milionë të evakuar banorë pas shirave të rrëmbyeshëm

TOKIO, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Më shumë se 1,1 milionë njerëz u urdhëruan të largohen nga shtëpitë e tyre në ishullin jugor japonez të Kyushu të mërkurën, pas shirave të rrëmbyer që vazhdojnë në rajon.

Autoritetet lokale lëshuan një urdhër evakuimi për më shumë se 1,1 milionë banorë në prefekturat Miyazaki dhe Kagoshima.

“Ka qenë një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme”, tha në një konferencë shtypi guvernatori i Kagoshimas, Satoshi Mitazono.

”Shërbimet lokale të trenave janë pezulluar dhe vonuar për shkak të motit të keq”, thanë autoritetet.

Më shumë se 80 milimetra shi në orë ranë në disa zona./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.