Investimet e OSHEE-së në Tiranë, rritet cilësia e furnizimit me energji elektrike


TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Rindërtimi i kabinave dhe vendosja e sahatëve të rinj do të rrisin cilësinë e shërbimit me energji elektrike për banorët e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama u ndal sot te këto investime të OSHEE-së që do të sigurojnë një furnizim më të mirë me energji për banorët.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga puna e OSHEE-së për rindërtimin e kabinave dhe vendosjen e sahatëve të rinj që do të rrisë cilësinë e shërbimit me energji elektrike për banorët e Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Në kuadër të këtyre investimeve janë shtrirë edhe 5 fidera të rinj në kryeqytet./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.