BRUKSEL – Roma shpëton nga procedura disiplinore e BE-së

BRUKSEL, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Italia i shpëtoi sot hapjes nga BE-ja të një procedure disiplinore për deficit të tepërt në vitin 2019 për shkak të nivelit të borxhit që ka, njoftoi sot Komisioni Europian që vazhdon të mbajë presionin e lartë për vitin 2020.

“Mbështetur në angazhimet (e qeverisë italiane), Komisioni doli në përfundimin se një procedurë për deficit të tepërt kundër Italisë për shkak të borxhit nuk mund të justifikohet në këtë çast”, deklaroi komisioneri europian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici, gjatë një konference për shtyp në Bruksel. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.