Subashi: Vijojmë ndryshimin infrastrukturor e ekonomik në Fier

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Armando Subashi, i cili në 30 qershor mori besimin për një tjetër mandat në krye të bashkisë së Fierit, siguroi sot qytetarët se “në 4 vitet që vijnë do të vazhdojë ndryshimin jo vetëm infrastrukturor e ekonomik, por do të rrisë edhe cilësinë e standardin e jetesës në Fier”.

Subashi falënderoi qytetarët për votën dhe besimin e dhënë. “Faleminderit miq, bashkëqytetarë, bashkëpunëtorë! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin që më dhatë përsëri. Fitorja ishte e Juaja, që dhuruat një proces të qetë, korrekt dhe demokratik”, tha ai.

Në 30 qershor, sipas Subashit, “kushdo ishte i lirë të shprehte vullnetin e vet”.

“Shqipëria e të gjithë ne e kaluam edhe këtë sfidë dhe tashmë na pret një punë e madhe përpara. Ju premtoj që do të vazhdoj me të njëjtin përkushtim dhe këmbëngulje, me qëllim që pas 4 vitesh Fieri të vazhdojë ndryshimin”, tha ai./m.m//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.