Strazimiri: Rama po përdor policinë për represion ndaj shqiptarëve

TIRANË, 2 Korrik /ATSH/ -Ish deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri deklaroi sot se, kryeministri Edi Rama po përdor për represion ndaj shqiptarëve kupolën e Policisë së Shtetit.

“Kryeministri më i refuzuar në historinë e pluralizmit shqiptar sfidoi sot 85 përqind të shqiptarëve, duke treguar se atij i mjaftojnë mjetet e represionit për të qëndruar në pushtet dhe jo vota e tyre”, tha Strazimiri.

“Banditët me uniformë që i kemi parë të mbysin qytetarët me gaz në rrugë e në shtëpi, të rrahin  pa mëshirë opozitarë e gazetarë, të burgosin pa prova kundërshtarë politikë vetëm pse refuzojnë sundimin e bandës, janë po ata që në 2 korrik të ’90, u përpoqën të mbanin në këmbë perden e hekurt, që po shkërmoqej në mes të Tiranës”, tha Strazimiri.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.