BE – Macron propozon ministren gjermane të Mbrojtjes për Komisionin Europian

BRUKSEL, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi dje në mbrëmje tek Angela Merkel emrin e Ursula von der Leyen, aktualisht ministrja gjermane e Mbrojtjes, për presidente të Komisionit Europian, sipas një burimi europian.

“Presidenti franceze i propozoi gjithashtu kancelares gjermane francezen, Christine Lagarde, aktualisht drejtoreshë e FMN-së, si presidente të BQE-së”, shton i njëjti burim.

“Merkel nuk është kundër”, thekson ky burim.

Të 28 krerët e BE-së janë mbledhur në Bruksel për të zgjedhur krerët e rinj të Unionit, mes të cilëve edhe kreun e Komisionit Europian. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.