Zgjedhjet/ Nuri Belba kryetari i ri i bashkisë së Përrenjasit

TIRANË, 1 korrik/ATSH/- Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Përrenjasit, Nuri Belba fitoi sot mandatin për kryetar të kësaj bashkie.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Belba fitoi me 7054 vota, ose 92,77%, kundrejt kandidatit Myslym Karriqi i Shpresës për Ndryshim, i cili mori 550 vota me 7,23%.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.