Zgjedhjet e 30 qershorit, Spiropali: Mbrojtëm sistemin, tani nis llogaria ndaj Bashës në PD

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali deklaroi sot se zgjedhjet e 30 qershorit treguan se opozita mori një humbje të madhe.

E ftuar në një studio televizive, Spiropali tha se “tani do të nisë një llogari në PD, ku do t’i kërkohet Lulzim Bashës llogari për djegien e mandateve”.

“Ne i kemi bërë një mbrojtje sistemit”, tha Spiropali, duke mohuar që opozita të ketë arritur fitore me pjesëmarrjen e ulët në votime.

“U përpoqën të rrëzonin Ramën, por nuk ia arritën dhe çfarë nuk të vret, të bën më të fortë, thotë Niçja”, u shpreh Spiropali./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.