VJENË – IAEA-ja konfirmon shkeljen e marrëveshjes bërthamore nga Irani

VJENË, 1 korrik /ATSH-AFP/ – Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), e ngarkuar me verifikimin e aplikimit nga Teherani të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, konfirmoi sot se Irani kishte tejkaluar limitin e vendosur për rezervat e tij të uraniumit të pasuruar, sipas një zëdhënësi të kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara.

“Agjencia ka verifikuar më 1 korrik se sasia totale e uraniumit të pasuruar ka tejkaluar 300 kilogramë”, njoftoi ky zëdhënës në një deklaratë të shkruar pak çaste pasi Teherani njoftoi tejkalimin e nivelit të lejuar për uranium të pasuruar në masën 3,67%. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.