Përfundon numërimi në qarkun e Korçës, kandidatët e PS-së fitojnë në 6 bashki

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Në të gjitha bashkitë e qarkut të Korçës ka përfunduar numërimi i votave.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bashkinë e Korçës është konfirmuar për herë të dytë në krye të bashkisë, Sotiraq Filo, ndërsa në Bashkinë Maliq, qytetarët i kanë besuar qeverisjen vendore kandidatit të vetëm Gëzim Topçiut, i cili ka marrë në total 13 656 vota.

Fituesit e bashkive në qarkun e Korçës:

Maliq: Gëzim Topçiu (PS) me 13656 vota

Kolonjë: Erion Isai (PS) 4278 vota; Fation Feka 304 vota

Devoll: Eduard Duro (PS) 6304 vota; Fezi Shaholli (i pavarur) 648 vota; Ylli Cenkolli (FRD) 242 vota; Artur Korpollogu, Shpresa për ndryshim, 341 vota

Korçë: Sotiraq Filo (PS) 20831; Leonard Olli (BD) 1758 vota

Pogradec: Ilir Xhakolli (PS) 17298 vota

Pustec: Pali Kolefski (PS) 1505 vota; Edmond Themelko 859 vota.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.