Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përfundon numërimi i votave në Berat, fiton Ervin Demo i PS-së

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Berat, Ervin Demo u shpall fitues i zgjedhjeve lokale pas numërimit të votave në 125 kuti votimi.

Sipas KQZ-së, Demo rezultoi fitues me 89.55% të votave ose 14,963 vota.

Ndërkohë kandidati i Bindjes Demokratike, Pavlo Shkarpa mori 5.16% të votave ose 862 vota, ndërsa kandidati i pavarur Plarent Aleksi mori 5.29% të votave ose 884 vota./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version