Përfundon numërimi i votave, Guci kryebashkiaku i ri i bashkisë Memaliaj

TIRANË, 1 korrik/ATSH/-Procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe bashkinë Memaliaj.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i Partisë Socialiste Gjolek Guci, nga numërimi i 33 kutive votimi ka marrë 4,206 vota.

Bashkia Memaliaj është bashkia e dytë ku ka përfunduar procesi i numërimit të votave, pas Pustecit.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.