Mbyllet procesi i numërimit në bashkinë e Vorës dhe Urës Vajgurore

TIRANË, 1 korrik/ATSH/- Në orët e para të mëngjesit të së hënës ka përfunduar procesi numërimit të votave në bashkinë e Vorës dhe Urës Vajgurore.

Kandidati i Partisë Socialiste për Vorën, Agim Kajmaku ka marrë 6,208 vota nga 44 kuti votimi.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Juliana Memaj për Urën Vajgurore përfaqësuese e Partisë Socialiste ka marrë 7,666 nga 50 kuti votimi në total. Ky është mandati i dytë për Memajn.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.