Gledian Llatja, kryebashkiaku i ri i Elbasanit

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste, Gledian Llatja është kryebashkiaku i ri i Elbasanit.

Sipas KQZ-së, në përfundim të numërimit të votave në 235 kuti votimi, Gledian Llatja rezulton se ka marrë 38 477 vota.

Gledian Llatja pason në këtë detyrë Qazim Sejdinin./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.