TIRANË, 30 qershor/ATSH/- Kryetari bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, kandidon sot për një mandat të dytë në krye të bashkisë.
Gjatë ditës së sotme bashkë me familjen e tij Goro ka votuar në qendrën e votimit në Himarë.
“Bashkë me tim bir Sokratin dhe shumë e shumë banorë të tjerë të bashkisë Himarë. Bashkë sot e përgjithmonë për Himarën tonë të së nesërmes. Në Himarën tonë europiane, kryeqendrën e turizmit shqiptar”, tha Goro. /k.s/
