SOFT NEWS – CDS: Edhe Al Bano votues në zgjedhjet lokale në Shqipëri

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ – Këngëtari i famshëm, Albano Carmelo Carrisi dhe moderatori i njohur Ezio Nereo Greggio janë dy prej votuesve për zgjedhjet lokale në Shqipëri për shkak të nënshtetësisë së tyre edhe shqiptare, shkruan sot gazeta e njohur italiane ”Corriere della Sera” (CDS).

”Dy artistët me famë në të gjithë botën janë italianë, por edhe qytetarë shqiptarë, me dekret presidencial. Greggio është qytetar shqiptar që prej janarit 2015, ndërsa Albano në qershor 2016”, shton CDS.

”Moderatori i njohur i ‘Striscia la notizia’ mund të votojë në Tiranë, në shkollën ‘Kongresi i Lushnjes’, ndërsa Albano mund të votojë në Vlorë në shkollën e mesme ‘Ataturk”, shton ajo./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.