Skënderi pas votimit: Situata e qetë, qytetarët të përdorin instrumentin e votës pa ndikim

TIRANË, 30 qershor/ATSH/- Kandidati i Bindjes Demokratike për bashkinë e Tiranës, Arben Skënderi, i bëri apel të gjithë qytetarëve të përdorin instrumentin e votës pa ndikim e të bindur në mendimet e gjykimet e tyre.

Në një prononcim për mediet pas votimit, Arben Skënderi u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, pavarësisht kandidatit që do të zgjedhin.

“Kam informacione që çdo gjë shkon shumë qetë. Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje votuesve që ta përdorin instrumentin e votës pa ndikime. Është e rëndësishme që vota sido që të jetë do të ishte mirë që njerëzit ta kenë këtë instrument ta përdorin. Njerëzit duhet të vijnë të votojnë”, theksoi Skënderi.

“Është shumë e rëndësishme që vota sido që të jetë, në çfarëdo lloj situate, votë mbështetëse apo nganjëherë votë ndëshkuese, do të ishte mirë që njerëzit të thonë ta kem këtë instrument, ta përdorim. Njerëzit duhet të vijnë të votojnë”, – tha Skënderi./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.