Ambasadori britanik vëzhgon votimet në Kamë: Procesi i qetë, shpresojmë që kjo t’i shërbejë dialogut më pas

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ – Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman ka qenë i pranishëm në qytetin e Kamzës për të vëzhguar procesin e votimit.

Deri më tani në këtë qytet nuk janë shënuar incidente, ndërsa votimi ka qenë i qetë.

I pyetur në lidhje me procesin e votimit deri më tani dhe situatën që Shqipëria u fut në votime Norman ka thënë: “Zgjedhjet që bëhen sot është gjë e mirë megjithatë është një situatë e pazakontë. Pasi votuesit nuk kanë mundësi të zgjedhin mes kandidatëve, por nuk na takon ne kjo. I takon Gjykatës Kushtetuese për ta vlerësuar. Ne jemi në krye të detyrës për të vëzhguar këtë proces dhe situatën”.

I pyetur nëse ky proces i shërben zgjidhjes së situatës ai tha se, “çmoj faktin që zgjedhjet janë të qeta. Po patjetër që i shërben. Ne jemi për dialog, patjetër që është një mundësi dialogu. Kemi bërë thirrje për dialog. Shpresojmë që kjo t’i shërbejë dialogut”.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.