Paketa shërbimesh shëndetësore falas në 40 spitale publike

TIRANË 29 qershor/ATSH/-Pacientët përfitojnë falas ekzaminime të ndryshme, pjesë e paketave të shërbimeve spitalore që Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor financon në 40 spitale publike.

Kështu, sipas shifrave të bëra publike, vetëm gjatë 5 muajve të parë të 2019 në spitalet rajonale, bashkiake dhe ato universitare janë kryer 23.797 ekzaminime radiologjike dhe endoskopike, 818.501 ekzaminime ambulatorike, 71.035 vizita okulistike, 7.680 rezonanca magnetike.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor thotë se këto paketa financohen për efekt të mbulimit shëndetësor universal. z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.