G20 – Putin: SHBA-ja dhe Rusia nisin konsultimet për zgjatje të traktatit START

OSAKA, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi se Moska dhe Uashingtoni ngarkuan ministrat e tyre përkatës të Punëve të Jashtme për të nisur konsultimet për një zgjatje të traktatit bërthamor START.

Vladimir Putin në kuadër të G20-ës në Osaka u shpreh se nuk mund të themi ende, nëse ky proces do të finalizohej me zgjatje të traktatit të kontrollit të armatimit bërthamor strategjik.

Pas përfundimit të takimit dypalësh shumë të komentuar të premten me homologun amerikan, Donald Trump, Putin pohoi se ishte një takim i mirë, shumë pragmatik.

Ky traktat dypalësh për reduktimin e armëve strategjike, ku pjesa e fundit e emërtuar “New START” u nënshkrua në 2010, ruan arsenalet bërthamore ruse dhe amerikane shumë më poshtë nivelit të Luftës së Ftohtë. Traktati nuk është më i vlefshëm, me përfundimin e afatit në 2021, në një periudhë tensionesh të larta mes dy fuqive të mëdha bërthamore.//v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.