METEO – Rekord temperature në Francë 44,3 gradë Celsius

PARIS, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Rekordi absolut i temperaturës në Francë u regjistrua sot me 44,3 gradë Celsius në orën 13:48 në Carpentras (jug), zonë e vendosur në gjendje gatishmërie, njoftoi për median Meteo-France.

‘’Kjo situatë është vërtetë për t’u shënuar në histori’’, komentoi parashikuesi i motit, Etienne Kapikian, pasi konfirmoi se temperaturat mund të thyenin sërish rekorde deri në fund të ditës.

Rekordi i mëparshëm daton më 12 gusht 2003 me 44,1 gradë Celsius, në Saint-Christol-lès-Alès dhe Conqueyrac, gjithashtu edhe këto zona në jug të vendit./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.