HISTORI – 100 vite më parë Traktati i Versajës i dha fund LIB

PARIS, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Më 28 qershor 1919 në orën 15:50, një breshëri artilerie dëgjohet në mesin e brohorimave përpara kështjellës së mbretit të ashtuquajtur Diell.

Traktati i Versajës sapo ishte nënshkruar.

Lufta e Parë Botërore përfundoi, por teksti që do të turpëronte Gjermaninë, do të ishte humusi i propagandës naziste.

Që nga 18 janari, një konferencë paqeje që do të organizohej në Paris kishte detyrë për të përgatitur traktatin. Në një Europë pa energji, aty ku përpjekja revolucionare, e frymëzuar nga shembulli rus, po gjente terren të përshtatshëm për t’u përhapur, negociatat mes aleatëve priteshin të ishin të vështira.

Gjermania, ajo, është lënë e distancuar nga diskutimet. Projekti i traktatit, shumë i vështirë, është paraqitur që më 7 maj dhe kundër propozimet u hodhën poshtë.

Më 17 qershor, aleatët i kanë dhënë afat pesëditor për të vendosur. Kancelari Scheidemann jep dorëheqjen, Gjermania nënshtrohet përpara ‘’diktatit’’.

”Gjermania do të paguajë”, ky lajtmotiv francez shkon deri në zgjedhjen e vendit (Salla e Pasqyrave në Kështjellën e Versajës) dhe datës së nënshkrimit të shpalljes së perandorisë gjermane më 18 janar 1871, pas disfatës në Sedan dhe, për të fshirë këtë turp, vendosën 28 qershorin për të përkujtuar vrasjen e trashëgimtarit të Perandorisë Austro-hungareze dhe bashkëshortes së tij në Sarajevë, që shërbeu si pretekst për fillimin e Luftës së Parë Botërore në vitin 1914.

  • Këngë patriotike

”Dita e nënshkrimit, Versaja është në festë. Kafenetë gumëzhijnë në të gjithë vendin. Qytetarët këndojnë këngë patriotike dhe më pas turma këndon në kor refrenin”, shkruan ”Le Petit Journal”.

Shatërvanët e kështjellës vihen në punë për herë të parë që nga 1914.

Ushtarë dhe kureshtarë përshëndesin heronjtë e ditës, francezin Georges Clemenceau, britanikun Lloyd George dhe amerikanin Woodrow Wilson, i cili prezantohet si lideri i botës së civilizuar, pa harruar italianin Vittorio Orlando.

Të mposhtur, përfaqësuesit gjermanë hyjnë në Sallën e Pasqyrave në heshtje. Përpara 27 delegacioneve që përfaqësojnë 32 fuqi, ata janë ftuar të nënshkruajnë të parët, për shmangur çdo lloj skene.

”Paqja e së drejtës u nënshkrua. Dje në Versajë, 1919-a fshiu 1871-in”, lexohej të nesërmen në kryetitullin e gazetës më të njohur ”Le petit Journal”, sipas së cilës gjermanët nënshkruan rrëfimin e krimeve të tyre kundër civilizimit.

Paqja u nënshkrua, por lufta nuk kishte përfunduar.

Idetë ”wilsoniane” për të drejtën e popujve dhe vendosjen e një paqeje të qëndrueshme dolën triumfuese të Pallatit të Versajës./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.