G20 – Putin fton Trump për vizitë në Rusi

OSAKA, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin ftoi sot homologun e tij amerikan, Donald Trump, gjatë samiti në Osaka, për të vizituar Rusinë në majin e vitit 2020 për festimet e 75-vjetorit të fitores ndaj Hitlerit, deklaroi këshilltari i Kremlinit, Juri Ushakov.

”Ne ftuam për vizitë presidentin amerikan me rastin e 75-vjetorit të Fitores në Luftën e Dytë Botërore, më 9 maj vitin e ardhshëm’’, njoftoi Ushakov.

”Donald Trump, i cili u takua sot për 80 minuta me Vladimir Putinin në kuadër të samitit, reagoi pozitivisht ndaj ftesës”, konfirmoi ai./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.