FUTBOLL – PSG nënshkruan me Nike kontratën më të rëndësishme të sponsorizimit

PARIS, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Në nivel partnerësh, PSG-ja tashmë është mes të mëdhenjve.

Klubi parizian zgjati sot kontratën me “Nike” deri në vitin 2032, duke nënshkruar kështu kontratën më të rëndësishme të sponsorizimit në historinë e tij.

Shuma e partneritetit të ri me gjigantin amerikan nuk është bërë e ditur, megjithatë kontrata e mëparshme ishte prej 25 milionë eurosh për sezon.

Një burim i brendshëm i klubit konfirmon se ky partneritet është mbi një shumë më të madhe.

Sipas këtij burimi, kjo marrëveshje me efekt të menjëhershëm e vendos PSG-në në pesë klubet më të mëdha europiane për nga përfitimet e sponsorizimit.

“FC Barcelone” dhe “Real Madrid” përfitojnë nga kontratat e tyre me “Nike” dhe “Adidas” respektivisht rreth 150 dhe 120 milionë euro në vit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.