FRANCË – Për herë të parë në histori kalohet kufiri i 45 gradëve Celsius

PARIS, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Për herë të parë në Francë u tejkalua sot kufiri i 45 gradëve Celsius duke arritur në 45,1 gradë Celsius në Gard (jug), ndërkohë që Europa është përfshirë nga një valë të nxehti ekstrem.

“45,1 gradë Celsius u regjistrua në orën 15:00. Kjo është hera e parë që kalohet kufiri i 45 gradëve Celsius në Francë”, tha meteorologu, Etienne Kapikian në Twitter./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.