Bardhi: Zef Hila është në krye të detyrës duke zbatuar ligjin

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha sot se skenari për përplasje civile për të dielën, po kërkohet t’i faturohet PD, opozitës dhe kryebashkiakëve të opozitës.

Sipas tij, aktet e pavlefshme dhe antikushtetuese kundër kryebashkiakut të Vaut të Dejës Zef Hilës janë tentativa të dështuara që kërkojnë të imponojnë paligjshmëri.

“Zef Hila është në krye të detyrës, duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Kundër tij është regjimi që nuk e thyen dot me votë”, tha Bardhi.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.