Subashi: Do vijojmë projektet transformuese në Fier

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë Fier Armando Subashi në takimin elektoral të pasdites së sotme, u shpreh se “ju qytetarët e Fierit për respektin e treguar sot, me pjesëmarrjen tuaj në këtë shesh të tejmbushur, do ia u shpërblej vetëm me punë”.

Subashi tha se “një falënderim shumë i madh shkon për kryeministrin Edi Rama, i cili na ka mbështetur në këto 4 vite, në gjithë vizionet dhe projektet që kemi patur. Ai i ka dhënë Fierit vlerën që meriton,si kryeqyteti i socialistëve shqiptarë”.

Subashi renditi disa nga projektet e realizuar në këto katër vite nën drejtimin e bashkisë Fier si dhe ato që do të realizojë në mandatin e tij të dytë.

Kryebashkiaku theksoi se “në këto 4 vjet kemi bërë shumë punë në këtë qytet, e kemi filluar me akset kryesore. Fieri ishte një qytet i zymtë i lënë në harresë, nga pushteti i Sailut që nuk ofronte asnjë shpresë. Me projektet që harruam dhe me ndihmën e Kryeministrit, filluam që të rehabilitojmë të gjitha akset, dhe sheshet kryesore të këtij qyteti, dhe sot mbas 4 vitesh na ka ngelur shumë pak, pasi i kemi gati projektet në 4 vjeçarin e ardhshëm, do t’i përfundojmë dhe do t’i japim këtij qyteti atë që meriton”.

“Një nga projektet që realizuam ishte ndërtimi i parkut të qytetit, ku sot vizitohet nga të gjitha moshat, gjithashtu qershia mbi tortë është ndërtimi i qendres së qytetit, dhe i rehabilitimit të një pjese të lumit Gjanica ku për pak kohë përfundon përfundimisht. Projekti që kemi hartuar për këtë mandat të dytë për qendren e qytetit, parashikon zgjerimin akoma më shumë të saj dhe në pjesën lindore të Gjanicës.

Tek zona ku ka qenë këndi i lojërave me dorë kemi projektuar ndërtimin e pallatit të sportit. Sapo të përfundojë zgjerimi i qendrës dhe i rehabilitimit  të pjesës tjetër të lumit Gjanica, menjëherë do të fillojmë nga puna për ndërtimin e dy segemteve të tjerë nga kompleksi Apollon dhe deri tek shtëpia e Oficerëve, dhe nga ura me shkallë deri tek ura e Sheqit, për ta kthyer të gjithë këtë shesh në një shetitore të madhe, të këtij qyteti, dhe ku padyshim lumi të jetë pjesa qëndrore e tij.

“Ne do të vazhdojmë me projektimin dhe financimin e qeverisë shqiptare  të atyre akseve që nuk mundem dot t’i realizonim në këtë mandate, kryesisht unaza në pjesën perëndimore të qytetit, nga zogu i zi deri tek qendra tregtare, nga kthesa e Çeligradit tek sigurimet shoqërore. Një projekt tjetër do të fillojë nga kthesa e Çeligradit  dhe deri tek ndërprerja e bypass-it, ku kemi parashikuar të ndërtojmë stadiumin e ri të qytetit, ky stadium do te ketë 8 mijë deri ne 10 mijë vende, dhe ky ndërtim do të jetë gati në këtë mandat që vjen dhe do të jetë një stadium me parametrat më të mirë të kohës. Parkut natyror më i madh i qytetit,do të ndërtohet tek pylli i Levanit, Fusha e mbetjeve në Mbrostar nuk do të ekzistojë më pasi ato do të zhvendosen në impiantin e mbetjeve dhe kjo zonë do të kthehet në një park vogël natyror , duke u mbjellë mira pemë.Jemi duke zhvilluar  një projekt shumë të rëndësishëm, në gjithë bashkinë tonë, është instalimi  linjës  së 20 kv , me ndihmën e OSHEE dhe Ministrisë së Energjetikës dhe shumë shpejt ndërprerjet e energjisë  dhe tensioni i dobët do të marin fund. Me qeverinë gjermane dhe fondet e KFV pjesa lindore e qytetit do të këtë ujë të pijshëm 24 orë. Synimi ynë nuk është vetëm qyteti por edhe njësitë administrative  edhe çdo fshat në përfundim të mandatit tonë të ketë ujë 24 orë”, tha Subashi. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.