Meta datë të re për zgjedhje, Rama: Thjesht mëshirojeni, 30 qershori e vetmja datë zgjedhjesh

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj dekretimit të datës së re të zgjedhjeve vendore nga Presidenti Ilir Meta, duke u shprehur se “ju thashë prisni çmendurinë e dytë”.

Kreu i Qeverisë u shpreh se data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një nullum absolutum.

“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një nullum absolutum dhe quod nullum est nullum producit effectum. 30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh”, thekson Rama.

Pas përfundimit të takimeve në Presidencë, Presidenti Meta dekretoi 13 tetorin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.