Masat e sigurisë për sezonin turistik, Voda inspekton vijën bregdetare të Kavajës

TIRANË, 27 qershor/ATSH/- Siguria gjatë sezonit turistik është në fokus të Ministrisë së Brendshme. Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka inspektuar të enjten, vijën bregdetare të Kavajës për të vlerësuar masat e marra nga Policia e Shtetit.

“Në vijim të ndjekjes së situatës së stacioneve të plazhit përgjatë vijës bregdetare në Kavajë, në këtë sezon turistik, kryem sot inspektim, me qëllim marrjen e masave përfundimtare për një sezon turistik të suksesshëm”, thekson zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.