JAPONI – Trump mbërrin në Osaka në një G20 me tensione

OSAKA, 27 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump mbërriti sot në Osaka për samitin e G20-ës.

Ai pritet të takohet me homologun kinez, Xi Jinping në sfondin e tensioneve tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Avioni presidencial ”Air Force One” u ul në pistën e aeroportit ndërkombëtar ”Itami”.

Trump parashikohet të takohet në mbrëmje me kryeministrin australian, Scott Morrison, përpara një seri takimesh kokë më kokë të premten dhe të shtunën me disa udhëheqës, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.