HUNGARI – Gjykata refuzon ekstradimin e Gruevskit për mosplotësim kushtesh

BUDAPEST, 27 qershor /ATSH-MIA/ – Ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk do të ekstradohet nga Hungaria, sipas vendimit të Gjykatës së Budapestit, njoftoi media hungareze, pasi nuk janë plotësuar kushtet për ekstradimin e tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Mediet hungareze publikuan fotografi dhe video të Gruevskit në gjykatë ku, në sallën e seancës, ai ishte me syze dielli dhe kapele.

Një pjesë e medieve në Hungari publikuan se Gruevski është arrestuar për sjelljen e vendimit për kërkesën për ekstradim, ndërsa gjatë ardhjes në gjykatë ai ka shkuar me duart e mbuluara me pallto, i shoqëruar nga dy persona.

Autoritetet hungareze javën e kaluar kanë informuar Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut se kanë pranuar kërkesën e kompletuar për ekstradim.

Gruevski, pasi ishte dënuar me dy vjet burg për skandalin e blerjes së një mjeti luksoz, i ashtuquajtur ”tanku”, kërkoi azil në Hungari./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.