TIRANË, 27 qershor/ATSH/ – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me banorët e bllokut të banimit mes “Don Boskos” dhe rrugës “Jordan Misja”.
Manastirliu tha se investimet janë kryer në çdo rrugicë periferike të njësisë.
“Me banorët e bllokut të banimit mes ‘Don Boskos’ dhe rrugës ‘Jordan Misja’, në çdo rrugicë periferike të njësisë, që nga ‘Gazmend Zajmi’, ‘Shahin Matraku’, ‘Petrit Caslli’ e ‘Skënder Jareci’, pa u ndalur në këto orë të fundit, për të folur me çdo banor, të vendosur më shumë se kurrë që askush të mos ndalë vullnetin e tyre për të zgjedhur me votë. Bashkë përpara për të vijuar rrugën Europiane të Shqipërisë 30 PS”, – thotë ministrja. /a.g/