SPANJË – 15 qytete marrin shërbimin 5G të Huaweit

MADRID, 26 qershor /ATSH-ANSA/ – Kompania shumëkombëshe britanike e telekomunikacionit, Vodafone ka filluar një bashkëpunim me kompaninë kineze të teknologjisë Huawei për rrjetin 5G për 15 qytete në Spanjë.

Kjo risi reklamohet në qendra të ndryshme tregtare dhe stacionet e autobusëve, ku postera të mëdhenj reklamojnë hyrjen e teknologjisë super të shpejtë në Spanjë.

Me 5G telefonat celularë dhe përdoruesit do të përjetojnë një shpejtësi shkarkimi deri në 1 Gb për sekondë (Gbps).

Sipas Eduard Martin Lineros, drejtor i programit 5G Mobile World Capital Barcelona, ​​do të rritet edhe konsumimi i të dhënave në sajë të kësaj teknologji të re.

Rrjeti do të mbulojë 15 qytete të mëdha duke përfshirë Madridin, Barcelonën, Valencian dhe Seviljen me qëllim zgjerimin e shërbimeve në të ardhmen.

Ndër 15 qytetet e përfshira, 12 përdorin infrastrukturën e prodhuar nga Huawei./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.