SOFT NEWS – Trump irritohet për himnin kombëtar

UASHINGTON, 26 qershor /ATSH-ANSA/- Presidenti amerikan, Donald Trump u irritua për faktin se në Kupën e Botës të futbollit për femra, Megan Rapinoe, një nga yjet e ekipit kombëtar të SHBA, nuk këndoi himnin kombëtar.

“Unë nuk mendoj se qëndrimi i saj është i përshtatshëm”, theksoi presidenti në një intervistë duke shpjeguar faktin se si Rapinoe, përpara ndeshjes me Spanjën, nuk këndoi himnin kombëtar.

”Me sa pamë nga imazhet ky fakt më ka shqetësuar”, theksoi Trump.

Rapinoe, 33 vjeçe, kurrë nuk e ka fshehur kundërshtimin e saj për Shtëpinë e Bardhë të presidentit Trump.

Sipas saj, ajo nuk mbron të drejtat e homoseksualëve dhe favorizon pabarazitë./ /os/ /em/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.