Procedohet kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj për pengim të subjekteve zgjedhore

TIRANË, 26 qershor/ATSH/- Policia e Lezhës ka proceduar penalisht kreun e bashkisë Lezhë për pengim të procesit zgjedhor.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Lezhë proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, kryetarin e bashkisë Lezhë, F.F., 54 vjeç. Gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”. Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit: A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë; Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë”, njofton policia e Lezhës. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.