PRAGË – Babis pritet t’i mbijetojë një mocioni mosbesimi

PRAGË, 26 qershor /ATSH-AFP/ – Kryeministri çek, Andrej Babis pritet t’i mbijetojë një mocion mosbesimi të planifikuar për sot, sipas analistëve, pavarësisht dyshimeve për mashtrim dhe konflikt interesi si dhe manifestimeve në rrugë që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Qeveria e miliarderit u formua nga një koalicion i pakicës së partisë së tij populiste, ANO dhe social-demokratëve (CSSD).

Me mbështetjen e komunistëve ai ka mbështetjen e 108 deputetëve nga 200 në total.

Si CSSD-ja ashtu dhe komunistët njoftuan se do ta mbështesnin atë gjatë votimit të mosbesimit, me kërkesë të opozitës.

‘’Do të ishte e habitshme nëse ata (qeveria) humbin’’, tha për median, Tomas Lebeda, analist në universitetin ”Palacky Olomouc”, i cili bie dakord në këtë pikë me disa analistë të tjerë./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.