Leli: Pas 30 qershorit, plotësim infrastrukturës në fshatrat e Vlorës

TIRANË, 26 qershor/ATSH/- Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i premtoi sot banorëve të fshatrave të Xhyherinës, Sherishtës, Mekatit, Risilisë dhe Grabianit përmirësim të infrastrukturës, si dhe një sërë projektesh të tjera me synim përmirësimin e jetës së tyre.

Gjatë takimi me këta banorë, Leli theksoi se “në këtë mandat kemi ndërtuar rrugën e Risilisë, aks i cili ishte kërkesa më urgjente e banorëve të kësaj zone. Synojmë gjatë këtij 4-vjeçari plotësimin me infrastrukturë të Sherishtës pas ndërtimin të landfilldit, ndërtimin e aksit lidhës Xhyherinë – Rruga e Lumit të Vlorës”.

Kryetari Leli u shpreh se “kemi projekte konkrete për ndërhyrje në kanalet kullues dhe vaditës të fshatrave si dhe ndërhyrjen në ujësjellësa”.

Sipas tij, edhe rehabilitimi i qendrave të fshatrave ngelet sfida jonë e re. Së bashku për më shumë vëmendje për zonat rurale./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.