JAPONI – Tusk në Nagasaki: Të zgjohemi sa pa qenë vonë

TOKIO, 26 qershor /ATSH-DPA/- Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, nderoi viktimat e sulmit atomik amerikan në qytetin japonez të Nagasakit, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në samitin e G20-ës në Osaka.

Gjatë kësaj vizite, Tusk bisedoi edhe me një grup të mbijetuarish.

“Unë jam thellësisht i prekur nga vizita ime në Muzeun e Bombës Atomike, në Memorialin Kombëtar të Paqes dhe nga bisedat që bëra atje”, theksoi Tusk në një deklaratë.

“Nga Nagasaki kam një apel të thjeshtë për të gjithë pjesëmarrësit e G20-ës: të zgjohen para se të jetë tepër vonë dhe të marrim përgjegjësinë jo vetëm për interesat tona, por mbi të gjitha për paqen dhe për një rend të sigurt dhe të drejtë botëror”, shkruan Tusk në Twitter.

Një bombë atomike me emrin ‘’Fat Man’ u lëshua nga një bombardues amerikan B-29 më 9 gusht 1945 në Nagasaki, që shkaktoi mijëra viktima./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.