Haradinaj në Paris për liberalizimin e vizave

PRISHTINË, 26 qershor /ATSH/ – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, bëri të ditur se më 1 korrik do të takohet me ministrin e Brendshëm të Francës, për liberalizim të vizave për kosovarët.

Haradinaj priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert me të cilin kanë  diskutuar për vizitën e tij zyrtare në Paris dhe takimin me Ministrin e Brendshëm Castaner.

“Me qëllim të koordinimit dhe avancimit të axhendës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe integrimin europian, partneritetit bilateral politik dhe ekonomik me Francën, Qeveria ka finalizuar përgatitjet dhe argumentet e saja, të cilat ia paraqita ambasadorit Chabert dhe të cilat do t’i paraqesim edhe para zyrtarëve francez”, tha Haradinaj.

Haradinaj thekson tej se në këtë vizitë do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të tjerë institucional dhe politik të Francës, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe kërkimin e mbështetjes për avancimin e agjendës evropiane të vendit. /Kosovapress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.