TIRANË, 26 qershor/ATSH/- 26 qershori njihet ndryshe si Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimi të Drogave.
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik argumentojnë se çrregullimi i përdorimit të drogave përbën një kërcënim për shëndetin dhe sigurinë e individëve dhe komuniteteve.
Sipas tyre, familja, shkolla dhe komuniteti mund të parandalojnë të rinjtë që të përdorin drogë dhe t’i ndihmojnë ata të përparojnë në jetë.
200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit, ku 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 0,7% e barrës globale të sëmundjeve ndodh si pasojë e përdorimit të kokainës.
/z.tosku/ /a.g/
