BRUKSEL – NATO përgatitet për një botë pa marrëveshjen bërthamore INF

BRUKSEL, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Ministrat e mbrojtjes së NATO-s të mbledhur sot në Bruksel po përgatiten për një shpërbërje të mundshme të marrëveshjes për mospërhapjen e armëve bërthamore që ka qenë një gurë themeli i ndërtimit të strategjisë Europiane të sigurisë në tre dekadat e fundit.

Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme (INF), i nënshkruar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik në vitin 1987, ndalon raketat në gjendje të mbajnë armë bërthamore me distancë nga 500 në 5500 kilometra.

Uashington, i mbështetur nga aleatit e tij në NATO, akuzon Moskën se është duke shkelur marrëveshjen me zhvillimin e sistemit të saj të raketave 9M729, të njohura nga NATO si SSC-8.

Uashingtoni i ka vendosur Rusisë afat deri më 2 gusht që të ndryshojë ose do të tërhiqet nga traktati.

Nga ana tjetër Moska ka hedhur poshtë akuzat dhe ka njoftuar qëllimin për të dalë nga marrëveshja. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.