BAHREIN – Kushner: Porta është e hapur për palestinezët në planin e paqes

MANAMA, 26 qershor /ATSH-AFP/ – Porta mbetet e hapur për palestinezët nëse dëshirojnë të marrin pjesë në aspektin ekonomik të planit amerikan që synon të zgjidhë konfliktin izraelito-palestinez, deklaroi sot i dërguari special amerikan Jared Kushner, në mbyllje të konferencës në Bahrein.

Duke akuzuar Autoritetin Palestinez, që kishte bojkotuar konferencën, se nuk e ka ndihmuar popullin palestinez, dhëndri i presidentit, Donald Trump shtoi: “se nëse ata duan të përmirësojnë kushtet e jetesës (së popullit palestinez), ne kemi prezantuar një plan të jashtëzakonshëm në të cilin ata mund të angazhohen”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.