SLLOVENI – Kryeministri Sarec kryeson sondazhet zgjedhore

LUBJANË, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Në Slloveni, partia e kryeministrit Marjan Sarec, LMS,  rezulton e preferuara e  votuesve me 16,6%.

Ajo gjendet një pikë e gjysmë mbi opozitën konservatore të Partisë Demokrate Sllovene, SDS, e udhëhequr nga ish-kryeministri Janez Jansa me 15%, ndërsa socialdemokratët (SD) mbeten në kuotën e 7,6%, sipas një sondazhi të kryer nga instituti i kërkimeve demografike ”Medianas”.

Mbështetja për punën e mirë të qeverisë doli në pah nga  53,9% e  të anketuarve, ndërsa opozita mbështetet nga 12%.

Ndër figurat politike më të popullarizuara është konfirmuar presidenti i Republikës, Borut Pahor, i ndjekur nga kryeministri Marjan Sarec dhe eurodeputetja socialdemokrate, Tanja Fajon./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.