TIRANË, 25 qershor/ATSH/-Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini zhvilloi një takim me banorët e Belshit, në kuadër të fushatës elektorale nga ku tha se qyteti është kthyer në destinacion turistik.
E shoqëruar nga deputeti socialist, Musa Ulqini, ministrja garantoi qytetarët se projektet transformuese dhe investimet do të vijojnë edhe në 4 vitet e ardhshme. Ajo lajmëroi se tashmë në Belsh është çelur një zyrë vendore të arsimit.
“Në Belsh ku projekti i Rilindjes Urbane e ka transformuar atë duke e kthyer tashmë në një destinacion tërheqës turistik, bashkë me Arif Tafani dhe me deputetin Musa Ulqini prezantuam para qytetarëve ambiciet e programit të 4 viteve të ardhshme. E lumtur që tashmë kemi një zyrë vendore të arsimit e cila është më pranë qytetarëve të Belshit dhe gjimnazi “Sami Frashëri” në këtë qytet është sivjet drejt përfundimit të rikonstruktimit”, -tha Shahini. z.tosku/ /a.g/