Më 30 qershor, populli zgjedh partitë dhe jo si duan ata që partitë të zgjedhin popullin

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha pasditen e sotme nga Tropoja ku zhvilloi takimin elektoral për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, se nëse do të ishte për të shtyrë zgjedhjet, askush më shumë se ai vetë nuk do të kishte interes për këtë, pasi PS ka qeverinë, shumicën solide në Kuvend, qeveris 75% të territorit dhe drejton thuajse shumicën e bashkive të mëdha.

“Por, kjo nuk është kaq e thjeshtë. Është pak më e thellë. Nëse ne shtyjmë zgjedhjet sot se ngrihet pakica dhe e kërkon, kemi vënë një rregull që s’e ka kush në botë: jo të drejtën e popullit për të zgjedhur partitë, por të drejtën e partive për të zgjedhur popullin”, – tha Rama.

“Çfarë mësimi do iu jepnim të rinjve? Nëse nuk doni të bëni mësim, hipni nëpër banka, kërcënoni se do digjni klasën dhe hajt nuk bëjmë mësim. Kjo do të ishte të dalë nga Shqipëria një shpikje që nuk e ka asnjë në botë, të mos flasim pastaj për shpikjen e Ilir Metës: firma ime hoqi firmën time e kështu me radhë”, – tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.